Çfarë ndodh me motin sot? Zbuloni si do të variojnë temperaturat këtë të enjte

by author

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat e thella malore. Ndërsa parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë zonën e ulët, por në shtrirjen Lindore do të jenë më të dukshme vranësirat.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Advertisements

Kosova

Prej disa ditësh Kosova po ndodhet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë sërisht gjatë paradites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta vranësirash. Por parashikohet që pas mesdite të ketë shtim gradula dhe të përkohëshëm të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht ti theksojnë vranësirat në vend.

Europa

Europa Lindore do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Po ashtu nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut do të mbeten Qendra dhe Jugperëndimi i kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të vijoj të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm.

TË NGJASHME