“Kisha merakun se spektatorët do të qeshin me të madhe”/ Ardit Gjebera flet troç dhe rrëfen momentin e sikletshëm që kaloi gjatë prezantimit

by author

Ardit Gjebrea ka rrëfyer së fundmi një ndër momentet më të sikletshme që i është dashur të kalojë gjatë rubrikës ‘Shihemi në Gjyq’.

Advertisements

Moderatori ka ndërhyrë gjatë seancës gjyqësore duke kujtuar një moment të sikletshëm të cilin e ka kaluar disa kohë më parë. Arditi duhej të prezantonte aktoren e madhe, Ornela Mutin por kishte frikë se si do të reagonte publiku kur të përmendej emri i saj.

Advertisements

“E di dhe unë të mirëkuptoj sepse të njëjtin problem kam patur unë kur kam patur të ftuar Ornela Mutin, aktoren e madhe në skenë dhe për ta prezantoja kisha një siklet të jashtëzakonshëm se si do ta prezantoja? Sigurisht që e prezantova, por kisha merakun e spektatorëve se mund të qeshnin, se mund të bënin dhe kjo mua më ndodhi vetëm njëherë në skenë. Okej, unë jam artist, e bëj dhe publiku është i kulturuar dhe e kupton…”– tregoi prezantuesi.

Kujtojmë se Arditi ka marrë masa të forta këtë edicion të “Këngës Magjike”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjebrea ka treguar se ka artistë ose publikues të këngës që blejnë klikime, prandaj këtë vit do merren masa. Në një postim në Instagram Ardit Gjebrea ka publikuar foto në të cilën shpjegon për artistët që blejnë klikime.

Kjo erdhi dhe pas deklaratës ‘b ombë’ që Endri Prifti bëri në profilin e tij në Instagram ku nuk mungoi as kundërpërgjigja e moderatorit:

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëvze që do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla qe respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë/ Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”- shkroi Arditi.

TË NGJASHME