Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me tragjedinë e mbrëmshme në rrugët e Reggia Emilia ku humbën jetën katër anëtarë të familjes pas një aksidenti me makinë.
Advertisements
Mësohet se familja ishte duke udhëtuar në një makinë tip Fiat Stilo kur ndodhi aksidenti duke bërë që të humbasin jetën në vend tre prej fëmijëve të Ardian dhe Anjeza Hysenit si edhe nipi i tyre i vogël, Mattiasi, vetëm dy vjeç.
Advertisements
Mësohet se nga aksidenti mbetën të vdekur Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj 2-vjeçar Mattiasi, motra e Shanes, Rejana, 8 vjeçe si edhe vëllai 11 vjeçari, Resati.
I vetmi fëmijë i mbetur gjallë nga familja është djali 18-vjeçar që po merr trajtim mjekësor. Mediat italiane raportojnë se makina ishte duke u drejtuar nga Oriol Lame, bashkëshorti i Shanës, i cili për shkaqe ende të pasqaruara ka humbur kontrollin e saj.
Ai ishte i vetmi i mbijetuar nga aksidenti dhe tashmë po trajtohet në spital.
Vi ktimat:
Shane A. Hyseni, 22 vjeçe
Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe
Resat A. Hyseni, 11 vjeç