I vd*kuri “kthehet në jetë” dhe fillon të ecë brenda morgut, reagon ministria e Shëndetësisë për videon që i çmendi të gjithë

by author

Në rrjetet sociale në Rusi prej disa ditësh janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”, ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë.

Advertisements

Deri më tani thuhej se videoja është realizuar në Tver, qytet ky në pjesën perëndimore të Rusisë dhe fillimisht ishte publikuar në mënyrë anonime në Telegram.

Advertisements

Punonjësit e morgut nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka pasur zëra që thonë se kjo është një shaka dhe një “skenar”.

Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi nga ministria e shëndetësisë në Rusi.

“Videoja është fake. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver – nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”, ka njoftuar ministria ruse e Shëndetësisë.

TË NGJASHME