Detaje tr*nditëse zbardhen nga dosja e 52-vjeçarit: Flinte me armë te koka e krevatit, gruaja dh*nohej sistematikisht prej 12 vitesh

by author

Dosja hetimore ka zbardhur disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen horror në lagjen e “5 majit”. Sipas denoncimit të gruas së 52-vjeçarit, Gjergj Laçi, e ka dhunuar për 12 vite sistematikisht në sy të fëmijëve.

Advertisements

Ajo ka shpjeguar se burri i saj kishte fshehur eksploziv dhe dhe municione në një gropë afër shtëpisë. Po ashtu ajo ka shtuar se prej kohësh ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.

Advertisements

“Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre te vazhdueshme dhe te përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur ne shtëpi, duke i kërcënuar te mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shume stres dhe frike. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte te dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dilte as deri tek oborri i shtëpisë private”, thuhet në dosje.

52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg.

TË NGJASHME