“Ndihmë, më ndihmoni”, momenti kur shqiptari tenton të përdh**ojë 20-vjeçaren në Selanik, kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu(Video)

by author

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Greqi, ku një 28-vjeçar tentoi të përdhu nonte një 20-vjeçare në Selanik, tre ditë më parë.

Advertisements

Vajza ka treguar se ndodhej në një strehë 3 minuta larg shtëpisë pasi po binte shumë shi, kur pa shqiptarin.

Advertisements

Mediat greke kanë ndarë edhe një video ku shihet momenti ku 28-vjeçari ndjek dhe sulmon 20-vjeçaren. Në video dëgjohet vajza teksa thërret fqinjët për ta shpëtuar nga duart e dhu nuesit. Vajza ka treguar edhe makthin që ka përjetuar atë natë për “protothema”.

“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë.

Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo.

28-vjeçari shqiptar u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë. Sipas të njëjtave informacione, 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

Në vitin 2018 ai u arrestua në Selanik për tentativë përdhunimi të një gruaje dhe u lirua nga burgu në Grevenë në prill të 2022, ndërsa në vitin 2016 u arrestua për posedim dhe trafik droge dhe dënimi i tij në atë kohë u pezullua.

Shqiptari i arrestuar

TË NGJASHME