SHKODËR- E mbijetuara e tragjedisë që rrëmbeu dy anëtarët e familjes Rushaj në Shkodër ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të atit dhe vëllait për shkak të motit të keq. Në një postim në rrjetet sociale, vajza lajmëron me hidhërim të thellë vendin se ku do të mbahet ceremonia mortore.
Advertisements
“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ. VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER. PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO.” shkruan vajza, Anais Rushaj.
Advertisements
Humbi të vëllanë e babanë në rrjedhën e ujit,
Postimi
Pjetër dhe Jason Rushaj shënuan dhe dy viktimat e para nga moti i keq në Shqipëri. Pjetër Rushaj bashkë me të vëllanë ndërtonin shtëpiza pushimi prej druri për turistët, kryesisht në Bogë. Dhe dje, ditën e tragjedisë, Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rushaj, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë.
Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë.