Pediatria dhe psikologia e njohur Lira Gjika, me anë të një postimi, është ndalur te një prej situatave që ndodhin rëndom tek familjet shqiptare: etiketimi i fëmijëve si ”i keq, e keqe, i paedukatë apo nuk e bën lekun”. Kjo është një metodë e përdorur gjerësisht, dhe pasojat e saj nuk llogariten nga prindërit.
Advertisements
Postimi i plotë:
Advertisements
Një djalë rreth 4 vjeç, hyri në një farmacitë dhe po shikonte dhe prekte sendet e ekspozuara. Pas tij hyri familjari, që e shoqëronte dhe u zhvillua ky dialog: I rrituri: ‘’ Mos I prek ato, sepse teta mërzitet.’’ “ Pse, po mua më pëlqejnë,- ia kthen fëmija. I rrituri: Ohu, çun i keq dhe e kap te kyçi i dorës dhe e tërheq. Ky i rritur, largohet nga farmacia edhe pa përshëndetur.
I rrituri, në vend, që të shfrytëzojë situatën për ti mësuar fëmijës disa gjëra të mira, si psh vetëm gjërat personale preken pa leje, për gjërat, që nuk janë të tuat, duhet kërkuar patjetër leje, pasi nuk janë të tuat”. Duhet të vazhdonte: tani duhet kërkuar të falur, dhe t’i drejtohej pronarit të sendeve, duke kërkuar ai vetë të falur dhe duke shtuar edhe një justifikim të vogël për djalin, si: “I pëlqejnë shumë këto sendet e farmacisë” . Më pas, i rrituri, nuk duhet ta kapte te kyçi i dorës, por për dore, të përshëndeste dhe të largohej. Kjo gjë nuk ndodhi sepse nxitonte të etiketonte fëmijën, “djalë i keq”. Në fakt fëmija nuk bëri asgjë të keqe, thjesht pa një gjë që i pëlqeu.
Askush nuk i kishte mësuar fëmijës, se për të prekur apo përdorur gjërat e tjetrit, duhet kërkuar leje. I rrituri pranë fëmijës, as që i shkoi mëndja, se e ka për detyrë të asistojë dhe edukojë fëmijën. As që i shkoi në mend se është përgjegjësia e tij, ai fëmijë, dhe se ai, është model për fëmijën. Fëmija pa një të rritur, që nuk I përdor rregullat, që i pretendon nga fëmija. Fëmija përftoi vetëm, padurim, nervozizëm, përtesë për të menduar dhe zgjedhur fjalët si dhe mospërfillje, e mospërdorim të etikës bazike, si mirëdita, më fal dhe ditën e mirë. Për më shumë mendoni vetë.