Zjarr në një fabrikë në këtë shtet, dhjetëra të vd*kur

by author

Një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore vrau dhjetëra njerëz, sipas mediave shtetërore kineze. Ky aksident i rëndë, ishte i fundit në një varg të tillash që ndodhin në ambiente industriale që goditën vendin në vitet e fundit.

Advertisements

Gazeta shtetërore Henan Daily raporton se dy persona të raportuar më parë të zhdukur ishin gjetur të vdekur pas zjarrit në fabrikë në Anyang, provincën Henan, duke e çuar numrin e të vdekurve në 38. Dy të tjerë po trajtoheshin për lëndime të lehta.

Advertisements

Policia ka arrestuar një numër të paspecifikuar të dyshuarish në lidhje me zjarrin, të cilit zjarrfikësve iu deshën gati shtatë orë për ta shuar. Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik.

Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.

Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang. Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera.

Dhe në qershor të këtij viti, të paktën një person humbi jetën pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shangai.

TË NGJASHME