Aksidenti mes dy automjeteve, ja kush janë katër të rinjtë që mbetën të plagosur

by author

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur katër të rinj.

Advertisements

Burime për Abc bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku.

Advertisements

Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Shqipëria shpallet një nga vendet evropiane më të lira për të jetuar
Njoftimi:

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

TË NGJASHME