Në orën 04:08, një tërmet me magnitudë 5.9 ka ndodhur në Turqi me epiqendër në Duzce. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, veçanërisht në Stamboll dhe Ankara.
Advertisements
Tërmeti,
epiqendra e të cilit ishte në Duzce, është ndjerë edhe në Stamboll, Bursa, Ankara, Eskişehir, Bilecik dhe Balıkesir. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.9 ballë, ka vazhduar me 74 pasgoditje.
Advertisements
Lidhur me tërmetin në Duzce, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha: “Sipas informacioneve të deritanishme, numri i të lënduarve nga tërmeti në Gölyaka është 35, ku 32 në Düzce, 1 në Stamboll, 1 në Bolu dhe 1 në Zonguldak”.
Ekipet e shpëtimit janë në terren ndërsa të lënduarit janë dërguar për të marre ndihmë mjekësore.