‘Blindohet’ i gjithë vendi për shkak të samitit të BE-së/ Aeroporti i Rinasit bën njoftimin urgjent për pasagjerët

by author

Nesër Tirana do presë për herë të parë liderët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

Advertisements

Për shkak të masave të marra dhe sigurisë të shtuar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

Advertisements

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët në rrjetet sociale se prezenca e tyre nesër kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Postimi:

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.

TË NGJASHME