Tragjedi në një shkollë fillore në Serres, Greqi. Pak para mesditës së së hënës ka ndodhur një shpërthim në një rezervuar karburanti në shkollën 9-të fillore të Serres.
Advertisements
Dy fëmijë u plagosën lehtë dhe një tjetër u gjet pa ndjenja.
Advertisements
Sipas mediave lokale dyshohet se fëmija ka vdekur.
Deri më tani nuk janë sqaruar arsyet e shpërthimit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e EKAB-it, e cila ka marrë dy fëmijët e plagosur.