Greqia ka mbaruar! Sazani kthehet ne vendlindje: Ka hapur fermë të madhe dhe u ka vënë lopëve emra, por ajo çfarë po i ndodh na habiti(Video)

by author

Kjo është ferma e Sazan Sahitajt në vitin 2019, ai u kthyer në Shqipëri pas një emigrimi 20 vjeçar. Të gjitha investimet ai vendosi t’i investonte për ngritjen e një ferme më lopë. Por ndryshe nga fermerët e tjerët, ai lopëve u ka vendosur emra.

Advertisements

U ktheva dhe vendosa të ngrejë këtë fermë që e dua shumë. Dua të them që edhe ime shoqe e ka me pasion dhe më ndihmon shumë.

Advertisements

Qumështin ku e shet? Ma blejnë banorët e zonës dhe jam shumë i kënaqur. Përse u ke vendosur emra lopëve?

Lopët janë si fëmija, u vendos një emër dhe më pas të përgjigjen sa herë u thërret. Fillojmë me prezantimin. Kjo është princesha, dhe e dua më shumë nga të gjitha. Është e dashur, e veçantë, e urtë dhe pranon viçat e lopëve të tjera. Këtë kurrë nuk do heq, do ta lë aq sa frymë do t’i japë Zoti, e dua shumë.

Kjo tjetra është Laramania e Madhe, e praptë shumë , tekanjoze, dhe nuk do njëri as veterinerin nuk e do. Ndërsa kjo është Përtacja, në mëngjes nuk të zgjohet. 50 herë duhet ta thërrasësh, e pastrojmë të parët dhe e mjelim të fundit.

Gabelja e Zezë, është shumë xheloze do të ledhatosh vetëm atë. Kur kam qenë në Itali, qëndrova 2 vjet pa ardh kur erdha në shtëpinë orët e para të mëngjesit sapo më pa lëvizte veshët si fëmijë.

Kalojmë tek Laramanja e Vogël, kur ka qenë e vogël ishte shumë e keqe dhe e pabindur mu mbush mendja ta hiqja, por tani di të them që është tepër punëtore dhe më jep shumë qumësht.

TË NGJASHME