‘Tërmet’ në media deklarata e fortë e Edi Ramë mëngjesin e sotëm, mediat e Athinës me zjarr ndaj kryeministrit para takimit me Mistotakis

by author

Një deklaratë e kryeministrit Rama gjatë mëngjesit të sotëm për Euroactiv ka shkaktuar tërmet në mediat greke. “Kathimerini” shkruan se Rama akuzoi Greqinë së kishte mashtruar Europën me të dhënat ekonomike për t’u integruar në BE duke iu referuar deklaratës së Ramës.

Advertisements

Sipas “Kathimerini-t”, ky provokim ndaj Greqisë erdhi vetëm pak orë para takimit të dy kryeministrave në Tiranë.

Advertisements

Pak orë para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, homologu i tij shqiptar Edi Rama tha në një intervistë për uebsajtin e lajmeve Euractiv se procesi i bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një provim shkolle ku mund të “mashtroni”, për t’u pranuar siç bëri Greqia.

Në intervistën e tij të publikuar të martën, zoti Rama tha se “nuk duhet të harrojmë se procesi i anëtarësimit është një proces i individualizuar bazuar në meritat e [çdo vendi]. Duhet të plotësojmë disa kritere dhe nuk është një provim ku mund të “vjedhësh” – edhe nëse profesorët janë më se të gatshëm të të ndihmojnë. Është në interesin tuaj të kaloni këto provime”.

Aty ai shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të ketë institucione funksionale dhe “të mos mashtrojë siç bënë disa vende fqinje në të kaluarën”. I pyetur për të përmendur se cilat shtete e kishte fjalën, ai u përgjigj drejtpërdrejt “Greqia”.

Zoti Rama duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga vetë samiti: “Samiti mund të sjellë shumë gjëra të mira, por në fund asnjëra prej tyre nuk do të jetë aq e rëndësishme sa fakti që samiti po zhvillohet në Tiranë. ”, tha ai.

TË NGJASHME