Sulmi/ Berisha i bën thirrjen e pabesueshme policisë

by author

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmin që iu bë nga një qytetar, teksa nisi protesta e thirrur nga prej tij.

Advertisements

“Le ti themi policisë liroje fatkeqin. Se ai eshtë nje mjeran që ka shitur veten.

Advertisements

Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.

Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama.

Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës”-tha Berisha.

TË NGJASHME