A është agjent krimesh dhe me çrregullime? Thyen heshtjen nëna e Gert Shehut që sulmoi Berishën

by author

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha gjatë protestës së PD, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë.

Advertisements

Në një intervistë për Euronews Albania, Eni Ferhati, nëna e 31- vjeçarit tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

Advertisements

“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh.

Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.

TË NGJASHME