Numri i viktimave të masakrës së Fidene shkon në katër. Fabiana De Angelis, 50 vjeç, e cila po luftonte për jetën në spitalin Sant’Andrea në Romë që nga e diela, u qëllua në kafkë nga arma e Claudio Campiti në një lokal në periferi të Romës.
Advertisements
Gruaja ishte operuar dhe transferuar në terapi intensive, por gjendja e saj ishte shumë e rëndë.
Advertisements
“Testet diagnostike të kryera në këto orë – njoftojnë drejtuesit shëndetësorë të spitalit – kanë nxjerrë në pah një pasqyrë klinike të pakthyeshme. Është deklaruar vdekja e trurit”.
Ajo është gruaja e katërt e vrarë në masakër. Të tjerat janë Elisabetta Silenzi , Sabina Sperandio dhe Nicoletta Golisano. Seanca dëgjimore për autorin, e kërkuar nga prokurori Giovanni Musarò,
do të zhvillohet brenda mureve të burgut romak të Regina Coeli dhe ai do të duhet të përgjigjet për akuza shumë të rënda: vrasje e shumëfishtë e rënduar me paramendim.
Mëngjesin e së dielës së kaluar Campiti, 57 vjeç, vodhi një pistoletë nga poligonin e qitjes Tor di Quinto dhe më pas hyri në lokalin në zonën Colle Salario, ku po zhvillohej një takim i anëtarëve të Konsorciumit Valleverde në zonën e Reatino,
me të cilin ishte në mosmarrëveshje prej vitesh. Ai qëlloi duke lënë të vdekur tre gra dhe duke plagosur tre persona të tjerë. Ai kishte me vete pasaportën, një çantë shpine plot me rroba dhe mbi gjashtë mijë euro cash.