Një anije peshkimi shpëtoi 31 emigratë nga varka që u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, ku zyrtarisht raportohet për 4 viktima.
Advertisements
Në një intervistë për “Sky“, kapiteni i peshkarexhës tregoi sesi i kishte pikasur në det dhe sesi më pas u kishte shkuar në ndihmë duke u shpëtuar jetën.
Advertisements
Ai tha se ata që shpëtoi vinin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 £ për një kontrabandist në Francë për kalimin në Angli.
Pra deri më tani mes tyre nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë, megjithatë deri më tani nuk dihet as etnia e personave që kanë ndërruar jetë.
Zyrtarisht deri më tani flitet për 43 të shpëtuar, por vetëm 4 kanë ndërruar jetë.