Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Advertisements
Sipas burimeve, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.
Advertisements
Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.
Gazetari Simon Shkreli raporton se në banesë ndodheshin banorët.
Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete.
Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.