Gentian Zenelaj i futet botës së biznesit, do merret me prodhimin e një gjëje që shqiptarët e duan pafund

by author

Gentian Zenelaj aktori shumë i dashur i publikut, tashmë ka nisur edhe një angazhim të ri, ai i është futur botës së biznesit, duke sjellë së bashku me mikun e tij Mario Butsi një kafe turke.

Advertisements

Të dy ishin të ftuar për të prezantuar për herë të parë këtë biznes të tyrin në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Aktori i humorit ka treguar se gjithçka nisi në kohën e covid-it, në kohën kur të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi dhe vetëm ai kishte fatin të shijonte kafen nga duart e Marios.

Advertisements

Rudina Magjistari: Si lindi ideja për të krijuar një biznes të tillë dhe për të sjellë kafe turke? Gentian Zenelaj: Për ata që nuk e dinë, unë me Marion kemi një shoqëri prej 10 vitesh. Unë jam një amator i thekur i kafes.

Çdo ditë këto 10 vitet e fundit të jetës sime, çdo ditë 2 kafet e para të mëngjesit unë i pi me Marion. Jemi shokë të vjetër. Mario më ka treguar rrugën e mrekullueshme të kafes, aromat tendencat, orgjiniat e ndryshme dhe unë e dashuroja kafen, por sigurisht edhe pasionin me të cilin Mario fliste për kafen.

Ishin ditët e vështira të Covid-it kur në rrugë kishin dalë tanket dhe mitralozët që të mos dilnin njerëzit dhe unë e Mario kishim realisht një laborator kafe dhe filluam të pinim kafe fshehurazi. Mario u bë shkencëtari, unë u bëra miu i eksperimentit.

Mario ka prodhuar kafe pa fund, sa unë thosha “sa keq o Mario” që njerëzit nëpër shtëpi nuk po pinë dot një kafe kaq të mirë. Aty na lindi ideja për të bërë një kafe turke dhe unë sigurisht meritat ja jap komplet mjeshtrit të kafes Marios se tashmë dihet që Mario është një ekspert i mirëfilltë i kafes.

TË NGJASHME