Mariglen Ruçi është 24-vjeçari shqiptar i cili u asfiksua nga zjarri brenda shtëpisë së barit në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Bëhet e ditur se trupi i të riut, u gjet pa shenja jete në banesën që mori flakë, ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit.
Advertisements
Ngjarja ka sjellë arrestimin e një 44-vjeçari i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Ruçi jetonte në Britani prej 2 vitesh, teksa i vogël ka qenë futbollist në disa skuadra në Shqipëri, konkretisht tek skuadra Tomorri, Bylisi, Apolonia, Dinamo, Luftëtari apo Vlora.
Advertisements
Familja e Mariglenit nuk kishte dijeni për punën që 24-vjeçari po bënte në Angli. Pasi dështoi në futboll, i riu pa Anglinë dhe lëndët narkotike,
si mënyrë e vetme për të jetuar. Bëhet e ditur se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit. “Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Flamur Ruçi.