Alketa Vejsiu iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale të cilët e kanë pyetur për tema të përditshmërisë apo edhe këshilla.
Advertisements
Ndërsa ka kthyer përgjigje, Alketa ka ndarë edhe një foto ku ka treguar një anë tjetër të sajën nga buzëqeshja që shfaq gjithmonë.
Advertisements
Një ndjekëse e ka pyetur “si ia bën që je kaq e fortë?” dhe me lot në sy, moderatorja ka shkruar se kjo është “ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram”.
Përgjigja e Alketës: Hmmm. Herë e fortë dhe herë e brishtë. Ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram. Por që na bën njerëzorë. Ndjeshmëria është për ne vajzat element femëror. Edhe burrat qajnë, shpesh pa lot, pa zë, në heshtje!
Loti s’është dobësi! Është ndjeshmëri! Ka zemër aty në anën e majtë të kraharorit, ka zemër! Po, besoj tek Zoti shumë. Dhe lutem gjithmonë, falenderoj dhe lutem.
Në vazhdim të kësaj teme, Alketën e kanë pyetur edhe për periudhën më të vështirë të jetës së saj dhe si ia ka dalë ta përballojë.