Erdhi nga Italia me 516 mijë euro të padeklaruara, gjykata e Durrësit liron nga qelia Elidon Çelën

by author

Elidon Çela pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, i cili u arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.

Advertisements

Burime për Report Tv nga gjykata e Durrësit bëjnë me dije se Çela është liruar me ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Advertisements

Ka qenë gjyqtarja Anita Jella, ajo që i ka kthyer lirinë Elidon Çelës, me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit.

Ndërkohë po për shkak të hetimit shuma prej 516 mijë eurosh do të qëndroje e sekuestruar. Hetimi ndaj Çelës, që e ndante qëndrimin dhe aktivitetin ekonomik midis vendilindjes dhe Shqipërisë është shtrirë deri në Itali për të verifikuar burimin e të ardhurave.

Çela u kap në portin e Durrësit në tetor të këtij viti, pasi në autobusin me udhëtarë, pronë e tij, u gjenden 516 mijë euro të fehshura në pjesën e tavanit.

Lajmi në përditësim…

TË NGJASHME