Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Cërrik. Shtetasi me iniciale N. Y., 54 vjeç, duke drejtuar makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasen Xh. L. dhe djalin e saj të mitur.
Advertisements
këta të fundit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, teksa shoferi i “Benz-it” është arrestuar nga policia.
Advertisements
ELBASAN-NJOFTIMI:
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi N. Y., 54 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”,
në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ka aksidentuar shtetasen Xh. L. dhe djalin e saj të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme