Faxnews ka siguruar foton e 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati në kryeqytet. Mësohet se vi ktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri.
Advertisements
Ndaj
viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. Mësohet se viktima është pronar i hotel “Blue Sky” në Sarandë. Një ndër pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë është ajo e trafikut të drogës.
Advertisements
Vi ktima jetonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në një vilë tre kateshe. Mësohet se ai kishte dalë në ambientet e lokalit për të konsumuar kafe, dhe sic duket autori ka ruajtur lëvizjet e tij duke e qëlluar disa herë. Viktima ka marrë plage të rënda duke i marrë jetën.
Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi, duke u larguar nëpër rrugicat e lagjes së Selitës dhe si rrjedhojë ka humbur edhe gjurmët.
Ndërkohë sa i takon autorit, ai nuk është identifikuar ende nga policia.