Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Tiranë. 49-vjeçari Edmond Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën tek Trauma.
Advertisements
Sipas gazetarit Igli Çelmeta thuhet se viktima është vëzhguar nga autori dhe se në momentin kur është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba nga një person. Ndërkohë autori dyshohet se është pritur nga një tjetër person dhe më pas janë larguar.
Advertisements
“Është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Dyshohet që 49-vjeçari Edmond Papaj ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge.
Ndërkohë Papaj ka qenë në banesën e vëllait pasi ndodhej pranë në lokalin e vëllait që ndodhej rreth 50 m larg banesës. Dyshohet se është ndjekur nga autorët që kanë survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me gati 9 plumba dhe më pas ka humbur jetën në spital. Viktima nuk jetonte në Tiranë, por vëllai dhe kohët e fundit kishte ardhur të banonte edhe 49-vjeçari.
Banesa ishte e të vëllait që e kishte marrë me qira. Autori i krimit dyshohet se ka qenë një person që i është afruar 49-vjeçarit dhe e ka qëlluar me 9 plumba. Më pas ai dyshohet se është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Zona është monitoruar nga kamera sigurie”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.