TIRANË- Edmond Papa (Hoxha), biznesmeni 49-vjeçar që u vra pasditen e sotme dyshohet të jetë ndjekur gjatë gjithë ditës nga autori.
Advertisements
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori, i paidentifikuar e ka gjurmuar me këmbë deri në lokalin ku Papaj është futur rreth orës 16:30 në lokalin në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.
Advertisements
Ai kishte udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës dhe ishte ulur në lokalin në lagjen ku banonte i vëllai. Por, në momentin që është futur në lokal, autori, i maskuar me kapuç, ka qëlluar 9 herë me një pistoletë të llojit “Glock”, në drejtim të bizmesmenit dhe më pas është larguar nga vendngjarja përmes rrugicave.