Vr asja në mes të lokalit, këto janë dy pistat që po heton policia

by author

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e sotme me 9 plumba në një lokal në Tiranë.

Advertisements

Autori e ka vëzhguar 49-vjeçarin gjatë ditës dhe e ka qëlluar me armë vetëm në momentin që ky i fundit ka hyrë në lokal.

Advertisements

Në momentin e kur ka ndodhur ngjarja, autori ka qenë i maskuar, duke e bërë kështu më të vështirë identifikimin e tij.

Vrasja e 49-vjeçarit po hetohet në dy pista nga policia e Tiranës.

Blutë dyshojnë se ekzekutimi mund të ketë ndodhur për një konflikt të mundshëm për drogë ose larje hesapesh.

Kjo pasi Papa është një emër për policinë, duke qenë se ka qenë i skeduar më parë në Britani të Madhe dhe i dënuar në Greqi për drogë.

TË NGJASHME