Vrasje për 1 milionë lekë të reja? Eksperti i kriminalistikës hedh dyshimet e forta: Aty luhet…

by author

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka hedhur deklarata të forta lidhur me krimin që tronditi opinionin publik, atë të zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt Dedës.

Advertisements

I ftuar në një emisionin televiziv për të analizuar ngjarjen, ai përveçëse ka akuzuar policinë e shtetit për vonesën 5 vjeçare të zbardhjes së ngjarjes por gjithashtu ka hedhur dyshime të forta për motivin e përmendur atë të 1 mln lekëve të reja borxh.

Advertisements

“Aty lëviz diçka më e madhe se ky 1 milonshi, kaq mund të them”, deklaroi ai.

Në studion e pasdites, Rexhepi, hodhi hije dyshime mbi shkakun e ngjarjes. Ai deklaroi se nuk e shikon këtë ngarje si shkak i 1 mln lekëve por më shumë se kaq.

“Nuk jemi në pozicionin që të themi uau për policinë e shtetit, nuk është uau pas 7 vitesh. Sepse vërtetë nuk kishte kufomën por kishte telefonat, lokacionin etj.

Unë nuk e shikoj atë në nivelin e 1 mln lekëve të reja. Aty duhet hetuar çfarë shumash kanë lëvizur. Aty ka leviz diçka më e madhe se ky 1 milonshi kaq mund të them”, tha ndër të tjerash Rexhepi.

TË NGJASHME