Ish-kryebashkiaku e përplasi me “Benz”, ky është 17-vjeçari që humbi jetën

by author

Elio Hamiti, personi që shihni në foton e mëposhtme është 17-vjeçari i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Advertisements

17-vjeçari po shkonte në stacionin e autobusit, kur Bollano e përplasi me mjetin e tij tip “Benz”.

Advertisements

Ish-kryebashkiaku i Himarës ka deklaruar në polici se i riu është hedhur përpara makinës, por një version i tillë nuk i ka bindur ekspertët të cilët shoqëruan Bollanon në Komisariat.

Kujtojmë se 17-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës mbrëmjen e kaluar por për shkak të gjendjes tejet të rënduar humbi jetën në mesnatë.

TË NGJASHME