“Donte lekë të blinte një bluzë të shtrenjtë”, Blendi Fevziu tregon përgjigjen që i dha të bijës dhe duhet ta dëgjojë çdo prind

by author

Moderatori shumë i dashur nga publiku, Blendi Fevziu ka folur për marrëdhënien që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.

Advertisements

Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë dhe rrëfeu një moment kur Mishel i kishte kërkuar diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu duke i treguar arsyen.

Advertisements

Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme.

Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.

Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër

për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi në “Wake up”.

TË NGJASHME