Do bjerë borë natën e vitit të ri? Meteorologia zbulon “surprizën” e motit

by author

Termometri sot ka shënuar në -1 gradë celcius në zonat e thella në veri dhe veri lindje. Hasi, Peshkopia dhe Bulqiza janë qytetet që janë përballur me temperaturat nën 0 gradë celcius.

Advertisements

Nga dita e enjte dhe në vijim vranësirat shtohen në territor, por nuk pritet të ketë reshje në tërritor.

Advertisements

Ndërkohë që Krishtlindjet janë shumë pranë dhe siç e do tradita e siç jemi mësuar në vitet e mëparshme ku ka patur rreshje dëborë të paktën në zonat malore,

por këtë vit do t’i kalojmë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me kthjellime dhe pa reshje, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Madje e shtuna dhe e diela sjellin rritje të temperaturave. Minimalet në zonat malore ngjiten në 3-5 gradë, ndërkohë maksimalet ngjiten në 19-20 gradë celcius në rang territori.

Edhe nata e ndërrimit të viteve do të jetë e thatë dhe pa reshje, por pas datës 27 dhjetor pritet një rënie e temperaturave në vend./albeu.com/

TË NGJASHME