V rasje apo aksident? Misteri që rrethon trupin e gjetur ditën e djeshme

by author

Kanë kaluar plot 24 orë që nga gjetja e një trupi të pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papërr, megjithatë, viktima ende nuk është identifikuar.

Advertisements

Policia lokale raportoi se nga hetimet paraprake, dyshohet se një shtetas rreth të 50-ve kishte humbur jetën pasi ishte aksidentuar nga një drejtues automjeti,

Advertisements

i cili ishte larguar nga vendngjarja, dhe ende nuk është identifikuar.

Ngjarja mbetet ende e rrethuar nga misteri, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave si edhe për identifikimin e viktimës,

identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi vdekjen e personit që dyshohet të jetë rreth të 50-ave.

Krahas dyshimeve për një ngjarje aksidentale po hetohet edhe rreth dyshimeve për një ngjarje të mundshme kriminale.

Ndërkaq kufoma ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe askush nuk është interesuar për identifikim e saj.

TË NGJASHME