“Ja thashë vetëm nuses por ajo…”, pas 30 vitesh djali mësoi se ishte i adoptuar! Nena në lot: Ja si ia treguan djalit

by author

Dëshira e madhe e Selvisë dhe Zinit për të plotësuar familjen e tyre me një fëmijë, u bë realitet. Birësimi i Sokolit solli lumturinë e munguar në shtëpinë e tyre, teksa familjarët dhe të afërmit e pritën me një festë të madhe ardhjen e tij, thonë ata në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Advertisements

Emri i djalit ndryshoi në Gëzim, ashtu si ndjenja që ai kishte sjellë me vete, ndërsa me përkëdheli i thërrisnin Xhimi.

Advertisements

Rritja e shkollimi i tij ishin primare, Selvia dhe Zini ia përkushtuan jetën vetëm djalit të tyre të adoptuar. Madje, Selvia thotë se nuk e ndiente asnjëherë që ai ishte i tillë dhe nuk donte as ta dëgjonte nga të tjerët.

Selvi: Vu jta që e bëra Xhimin që e rrita. U bë një djalë i mrekullueshëm.

Ardit Gjebrea: Menduat ndonjëherë që t’i thonit?

Selvi: Kurrë në jetë.

Ardit Gjebrea: Nuk e menduat?

Selvi: Nuk e menduam asnjëherë dhe nga shpirti nuk e dëshiroja kurrë. Kush më thoshte që “kam marrë e këtë fëmijë e ke të marrë”, ndoshta është tu rp ta thuash, isha gati ta mb sja, nuk e paramendoja që unë Gëzimin e kisha të marrë. Nuk doja ta dëgjoja nga asnjë.

Ardit Gjebrea: Ai u bë djali yt.

Selvi: Po.

Ardit Gjebrea: Në çdo kuptim dhe kur shkon fëmija 7-8 vjeç në shkollë fillojnë flasin, kur del në fshat apo në lagje…

Selvi: Gëzimit asnjëri nuk ia tha.

Ardit Gjebrea: Nuk ia tha asnjeri?

Selvi: Asnjeri. Edhe për respekt. Faktike Xhimi tani po bën që e ka marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Gëzimi?

Selvi: Sot Gëzimi është 31 vjeç.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe e mori vesh, para sa vitesh?

Selvi: Po bën një vit Gëzimi që e ka marrë vesh. Kur e martova Gëzimin, unë ia thashë nuses se kam një nuse… në fund fare është nuse, por e kam gjithçka. Motër, nënë, shoqe, nuk e llogaris dot se çfarë nuseje kam në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Ti i the nuses së Xhimit që “thuaja ti Xhimit që është i bir suar”.

Selvi: Po. Ajo s’ia tha asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Domethënë ti më përpara ia the nuses sesa djalit. Si reagoi nusja kur e mori vesh që nuk është djali juaj?

Selvi: Nusja faktike tha që “mami ti po më thua por unë nuk kuptoj asgjë që ky nuk është djali juaj, por unë nuk mund t’i them dot, nuk marr guxim, më duket se e ndaj nga juve, nuk mundem”.

Ardit Gjebrea: Po kush ia tha?

Selvi: Si përfundim Xhimi ishte në një lokal në kafene, ia thotë njëri me spond, se ia thotë, se bisedojnë që nuk është i Ziniut, që e kanë marrë, nuk e di, por aty e merr vesh. Kur vjen në shtëpi pastaj e përjetoi një çikë keq. Nejse, unë i falem Gëzimit për këtë gjë. Jo se nuk na respekton, jo se nuk na do, nuk bëhet fjalë, por që unë i kërkoj një falje shumë të madhe që nuk ia thashë.

Nuk ma bënte shpirti, nuk ma bënte zemra, nuk reagoja dot se nuk e ndaja dot. Xhimi u rrit, na ndihmonte, unë s’ia hedh kurrë poshtë punën dhe mundimin. Neve të dy, bashkë me Ziniun, s’di si ta them, s’di si ta shpjegoj, është pasuria jonë deri në vdekje, Ardit./tvklan.al

TË NGJASHME