“Çmenden” çmimet në juglindje, sdo e besoni sa kushton një natë në Korçë per Vitin e Ri (video)

by author

Rritja e çmimeve ka prekur çdo sektor të ekonomisë, që nga ushqimet, transporti, turizmi e hoteleria.

Advertisements

Gazetarja Iris Rrezhda në një vështrim në disa faqe hotelerie në Korçë ka vërejtur se çmimet janë rritur duke shkuar dhe mbi 400 euro nata.

Advertisements

Bëhet fjalë për vila me 3 dhoma gjumi e 4 banjo ku një natë qëndrimi në to shkon mbi 400 euro.

“Kemi gjetur çmime në një sajt interneti në dy vila me mbi 400 euro për një natë.

Nuk e di pse kjo rritje kaq e lartë.

Sado që është vilë me 6 dhoma, për një familje me katër anëtarë është shumë e lartë.

Ky është rasti i parë që kemi hasur këtë vit,” raportoi gazetarja Iris Rrezhda.Megjithatë pavarësisht kësaj, Korça ka patur mjaft turistë këtë vit.

TË NGJASHME