Edhe për ditën e nesërme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Advertisements
Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik edhe nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.
Advertisements
Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik ( pa hyrë në detaje) edhe për nesër në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajse në vlera të stinës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 11°C
në zona e ulëta -1 deri 17°C
në zona bregdetare 5 deri 17°C.