Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, la të vdekur vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara. Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Advertisements
Ndërkohë personi në foto është i ndjeri Kujtim Istrefi, një nga 3 viktimat e aksidentit fatal.
Advertisements
Mësohet se mjeti tip “Benz 240” ku udhëtonte familja Istrefi ka dalë nga një rrugë dytësore nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë. Në momentin që kanë hyrë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit me targa angleze, teksa për shkak të shpejtësisë tejet të lartë “Benzi 240” ku udhëtonin anëtarët e familjes Istrefi(Dehari) është ndarë në 2 pjesë.
Viktimat
1. Kujtim Istrefi (Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)
TE PLAGOSUR
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër