“Moti bën ndryshimin drastik duke filluar nga kjo ditë”, meteorologia e njohur zbulon kur pritet të fillojnë reshjet e dëborës

by author

Java e parë e Janarit nisi me mot të ngrohtë dhe me temperatura deri në 18 gradë Celsius, të cilën meteorologët e quajnë të pazakontë për stinën e dimrit.

Advertisements

Mirëpo situata do të ndryshojë javën e ardhshme, sipas sinoptikanes Lajda Porja nga “MeteoAlb”, e cila thotë se pritet që do të sjellë temperatura shumë më afër atyre të dimrit. Po ashtu, pritet që dielli t’i lërë vendin shiut dhe reshjeve të dëborës.

Advertisements

Lajda Porja: Sikundër e kemi parë, gjithë Janari ka nisur me mot të kthjellët, me temperatura të larta, me diell. Vijon fundjava të mbetet kthyesisht me mot të thjellët. Dita e dielë do të sjellë vranësira të dendura, megjithatë nuk priten reshje shiu në territor.

Përsa i përket vlerave termike, mbeten temperatura të larta, madje mëngjesi i së shtunës do të sjellë një tjetër rritje duke i bërë pak më të ngrohta, në zonat malore do të jemi në vlerën 3 apo 4 gradë. Maksimalet mbeten në 15 gradë.

Përsa i përket reshjeve, ka sinjale që reshjet t’i kemi që në fillimin e javës që vjen ku do të kemi ndryshim total të motit. Do të kemi reshje shiu sikundër nuk do të mungojnë dhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

Java tjetër do të sjellë dhe temperatura shumë më afër temperaturave të dimrit duke qenë se pothuajse e gjithë java e parë e Janarit ka shënuar vlera 17 apo 18 gradë Celsius, temperatura shumë ndryshe dhe shumë më të larta nga se duhet të regjistrohen në dimër.

TË NGJASHME