I riu Rufgen Shehu vijon që të jetë në spitalin e Traumës në Tiranë duke u mjekuar si pasojë e plumbit që mori nga dora e Dibran Hoxhajt tre ditë më parë në Prizren.
Advertisements
Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Advertisements
Spitali i Traumës konfirmoi për “5pyetjet.al” se i riu nga Kukësi e ka kaluar rrezikun. Por si është gjendja e tij psikologjike?
“5pyetjet.al” kontaktoi me njërin prej njerëzve të tij të afërt, i cili u shpreh se ende nuk e ka marrë veten psikologjikisht dhe po e përjeton shumë keq. “Është në spital. Rrezikun e ka kaluar. Por ka një situatë jo të mirë psikologjike. Po e përjeton keq dhe as do që ta ngacmosh” tha ai për “5pyetjet.al”.
Sherri ndodhi në një lokal nate në Prizren në pronësi të Dibran Hoxhajt të njohur si “Kobra” i cili në orët e para të 3 janarit, qëlloi për vdekje Visart Cengun dhe plagosi Rufgen Shehun pas debatit për faturën e birrave.
I vetmi që shpëtoi pa pasoja ishte shoferi i makinës Arben Basha. Dibran Hoxhaj ndodhet pas hekurave prej 3 janarit.
/5pyetjet.al