Mot i qëndrueshëm po parashihet të mbretëroj edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Kryesisht me kthjellime e diell, orëve të mëngjesit me ngrica, ndërsa në ultësira me kushte për mjegull apo mjegullinë.
Advertisements
Ndryshim i situatës sinoptike pritet nga dita e hënë, me shtim të vransirave e deri në mbrëmje priten edhe të reshura shiu, që vazhdojnë kohëpaskohe edhe ditën e martë. Në vise malore priten reshje bore. Reshje të pakta bore natën në mes së martës e mërkurës priten edhe në vise mbi 700m lartësi mbidetare.
Advertisements
Ditëve të fundjavës ndotësit ajror mbesin në koncentrime të rritura, me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Nga dita e hënë erërat që pritet të frynë, shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme apo edhe të mira.
Tabela:
7.01 – Kthjellët e me diell. Mjegull/mjegullinë në mëngjes.
8.01 – Kthjellime dhe diell. Ultësirave mundësi për mjegull në mëngjes.
9.01 – Vransirat shtohen gjatë ditës, e deri në mbrëmje priten reshje shiu.
10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me shi. Në vise malore priten reshje bore. Në mbrëmje reshjet e shiut vende-vende shndërrohen apo përzien me reshje bore.
11.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 3C, e ato maksimale gradualisht zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C deri në 5C.
Qetësitë do të jenë më dominuese në fundjavë, e nga dita e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s, e ditën e martë ndryshon drejtimin në veriperëndim.Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pëson rënie.