Dy ditë më parë në Rrugën e Arbrit, 3 persona të së njëjtës familje humbën jetën ndërsa 4 persona mbetën të plagosur.
Advertisements
Edhe pse kanë kaluar 2 ditë që nga ky aksident tragjik ekspertët e Policisë Rrugore thuhet se ende nuk kanë mundur të përcaktojnë shkaqet.
Advertisements
Hetuesit e policisë kanë dyshime se shkak për aksidentin tragjik është bërë shpejtësia e madhe, prej afro 150 kilometrash në orë, me të cilën lëvizte Edison Lazri, i cili është arrestuar.
Ky i fundit ka goditur makinën e viktimave teksa ajo po dilte nga një rrugë dytësore, duke e ndarë në dysh, pasi e kishte marrë për 120 metra zvarrë.
Kujtojmë se viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Kujtim Istrefi, vëllai i tij Murat Istrefi dhe bashkëshortja e tij Lulzime Istrefi.
Ndërsa të plagosur mbetën Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 29 vjeç, Kadrie Markeçi, 19-vjeçe dhe Firuze Istrefi(bashkëshortja e Muratit.