Një vrasje, dy vetëvrasje dhe një aksident në punë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në familjen Nikolopoulos nga Agrinio, e cila brenda 17 vitesh u shkatërrua duke futur në zi të afërmit dhe bashkëfshatarët.
Advertisements
Gjithçka nisi në nëntor 2006 kur Alexis 17-vjeçar u vra me armë zjarri nga Dionisis Foukas. Vrasja e 17-vjeçarit ishte diçka që nëna e tij Katerina nuk mund ta kalonte kurrë.
Advertisements
Ajo i dha fund jetës katër vjet pas vrasjes së djalit të saj duke pirë pesticid.
Vetëvr asja e gruas u pasua nga ajo e vajzës, e cila i dha fund jetës po në të njëjtën mënyrë si e ëma.
Ndërsa më 4 janar familja i shua përfundimisht, pasi i zoti i shtëpisë, babai i Alexis, George Nikolopoulos humbi jetën ndërkohë ishte në punë, në një kantier ndërtimi.