Vr asja e 31-vjeçarit në lokalin në Prizren, arrestohet një tjetër i dyshuar

by author

Një tjetër person është arrestuar, si i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu në “Kobra City” mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje me armë.

Advertisements

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit po mbahet në rajon. “Vrasje e rëndë. Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00.

Advertisements

Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj gjashtë të arrestuarve, ndër ta dhe pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj në paraburgim, pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij, në një lokal nate në Prizren.

TË NGJASHME