Një foshnje vetëm disa ditëshe nuk ka mundur të gëzojë jetën, pasi nëna e tij vendosi t’ia merrte në mënyrën më makabër.
Advertisements
32-vjeçarja Orjana Gremi, banuese në fshatin Myselim të Shkodrës, ishte e pamartuar dhe jetonte e vetme me dajën, e ndërsa fëmijës nuk i ishte regjistruar atësia.
Advertisements
Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, e ndërsa Orjana Gremi doli nga materniteti në datën 4 janar 2023.
Planin e saj për t’i marrë jetën fëmijës ia kishte rrëfyer edhe një personi tjetër, duke i thënë “se do e hidhte në lum fëmijën, sepse nuk kishte ku ta linte”. Ky person që 32-vjeçarja ia ka rrëfyer, (ende i paidentifikuar) ka njoftuar policinë.
Menjëherë, pas kësaj telefonate, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ajo është arrestuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje, për të kuptuar më shumë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.