E inskenuan skenën si grabitje, si arriti pastruesja dhe djali i saj të vidhnin 120 mijë euro në banesë

by author

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi e kanë inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve si grabitje.

Advertisements

Abc News mëson se vjedhja është bërë me çelësin që e ka pasur 49 vjeçarja që punonte si pastruese dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur me 15 Dhjetor në banesën ku jeton një grua me vajzën e saj.

Siç ka njoftuar policia, Rozeta Dobi bashkë me të birin Havier kanë vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, policët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri),

3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie. /abcnews.al

TË NGJASHME