Është vetëm java e dytë në “Big Brother Albania VIP 2”, por banorët flasin që tani për finalistë.
Advertisements
Një prej lojtarëve më të fortë shihet Luizi, për të cilin Olta dhe Efi ndajnë mendimin që shkon në finale.
Advertisements
Efi: “Ai është lojtari më i fortë deri tani këtu brenda”.
Olta: “Po s’e kemi dyshim këtë gjë. Të gjithë në finale e mendojmë”.
Tashmë janë qetësuar disi “gjakrat” mes Gentit dhe Oltës. Jo vetëm kaq por banorët kanë filluar të ‘reagojnë’.
Së fundmi, Luizi ka reflektuar dhe ka sjellë në vëmendje debatin. Jo vetëm kaq por i ka dhënë të drejtë Gentit, duke i mbajtur kështu krahun aktorit.
Ky burri është 50 vjeç, ka 3 fëmijë, ka një grua zonjë, familje fisnike. Dhe të arrijë ajo ta bëjë të qajë për diçka që se ka bërë, se di asaj bravo i qoftë, por ajo gënjen ditën me diell. Të njëjtën gjë bëri dhe me Zhaklinën.
Gjithçka nisi pas një veprimi të Gentit që Olta e mori ters.
Olta Gixhari: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash. Do iki. Ose do iki ai. Nuk thuhet ajo, unë jam nënë me fëmi, jam e martuar. Si duhet të reagojë burri im tani? Të hedhi bombën, të hipë nga muret. Në një situatë normale, kjo të kishte ndodhur jashtë, ai tani do ishte bërë gjak, nga unë e para. Do ia kisha rrasur me shishe kokës. Unë nuk fola më fare. Thashë që më erdhi t’i gjuaja. Thashë, jo nuk po e bëj, por kam të drejtë të imagjinoj. S’kam pse e ndërpres. I tha Rolando kërko falje. Jo tha.
Genti: Nuk u nxeha, Olta mund të hajë çdo gjë, por për mua jo çdo gjë hahej.
Ronaldo: I them Gentit, e ke nisur herët me Oltën se të ha. Më tha që Olta ha edhe shumë gjëra të tjera. Dhe e bëri me duar. Thjesht po shihnin njëri-tjetrin në sy.
Mikela: Unë i thashë si femër më vjen turp, sidomos për moshën që ke, po të them që shko kërkoji ndjesë.
Ronaldo: Ai mua më tha unë vazhdova atë që the ti.
Mikela: Unë pashë Oltën me sytë e përlotur në dhomë të gjumit dhe i tha Kristit si nuk reagove ti.
Ronaldo: Unë reagova i thashë kërkoi ndjesë urgjent, si nuk të vjen turp, njeri i vogël.
Mikela: Më tha, pse vjen që të më provokosh?