Hodhi foshnjën në lumë, flet drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Do ta dorëzonte në Shtëpinë e Fëmijës, por…

by author

Një ngjarje e pazakonte ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku një nënë pasi lindi fëmijën e saj e hodhi atë në ujërat e lumit Kir.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni. Ai u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.

Advertisements

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

TË NGJASHME