E godet shkëmbi dhe e hedh në humnerë nga 20 metra lartësi, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi (VIDEO)

by author

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur, si pasoje ë goditjes nga një shkëmb.

Advertisements

shqiptari ne greqi

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Keratea dhe shqiptari u godit nga një shkëmb teksa ishte duke mbledhur barishte në mal dhe më pas përfundoi në humnerë nga 20 metra lartësi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte rreth 40-vjeç. Shpëtimtarët e EMAK-ut me ndihmën e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e tij.

Gjithashtu mësohet se bashkë me shqiptarin, në zonë kishin shkuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kishin njoftuar shërbimet kompetente.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME