Një ditë më parë, policia vuri në pranga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobri, pasi kishin vjedhur në banesën e zyrtares së Kryeministrise, Alda Klosi, pasuri me vlerë 120 mijë euro. Konkretisht, gjatë kontrollit në banesën e shtatasve të arrestuar, dje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Advertisements
Gruaja që ka vjedhur Klosin ka qenë pastruese në banesën e zyrtares.
Advertisements
Operacioni i policisë vijoi dhe sot, ku në banesën e dy të arrestuarve u gjetën shuma të tjera parash dhe aksesorë floriri.
Konkretisht, të fshehura në tubin e aspirimit, janë gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.
Por ku i gjeti kaq para ish-shefja e kabintetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj? Pozicioni i punës që ajo akulaisht ka në Kryeministri, nuk justifikon vlerat e mëdha të parave që i janë vjedhur.
Kujtojmë se në mars të 2022, gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj, bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy “Stela Gugallat” TNLD, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj në “Ju flet Moska”.
Myftaraj tha se SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona lidhur me aferën e incineratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve të këtyre koncesione në këto 9 vite të qeverisjes.
“Të dyja janë Trup i Nivelit të Lartë Drejtues të shërbimit civil. Gratë më e lartë në administratë. Të dyja këto nuk janë arrestuar sot, edhe pse janë shumë të përziera. Alda Klosi ka dalë foto së bashku me Rovena Beqirajn, që ka qenë drejtoreshë e agjencisë së trajtimit të koncesioneve dhe PPP-ve në ministrinë e zhvillimit ekonomik.
Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e incineratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme.”, shprehej Myftaraj aso kohe.
Ndërkohë, Beqiraj doli në komisionin parlamentar të incineratorëve duke thënë se për Elbasanin nuk kishte lidhje sepse nuk kishte kërkesë për agjencinë e saj.